E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shtohen alergjitë e stinës, alergologët: Mos përdorni medikamente pa u konsultuar me mjekun

Ndryshimi i herëpashershëm i temperaturave dhe ndotja e ajrit janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së alergjive gjatë periudhës së pranverës. Mjekët alergologë thonë se po vihet re një shtim i personave alergjikë nga viti në vit.

“Ka shtim nga numri i zakonshëm i pacientëve që vinë, shkojnë 15-20 konsulta në ditë. Janë në rritje çdo vit e më shumë të numrit të pacientëve alergjikë.”, tregon mjekja alergologe, Eris Mësonjësi.

Reklamë

Një ndër këshillat e bluzave të bardha është që pacientët nuk duhet të vetë-mjekohen pa u konsultuar.

“Pacientët tanë ekspozohen shumë ndaj medikamenteve, shitja lirshëm e medikamenteve pa kontrollin e mjekut bën që pacienti ta ketë më të thjeshtë ekspozimin ndaj një medikamenti dhe ekspozimi ndaj medikamentit rrit rrezikun që pacienti mund të bëjë reaksion ndaj tij”, shtoi mjekja.

Reklamë

Alergologët thonë se janë një sërë simptomash që shfaqen nga alergjitë, të cilat janë të ngjashme me gripin dhe virozat.

“Alergjitë janë sëmundje kronike, dhe në përgjithësi simptomat përsëriten çdo vit në të njëjtën periudhë, ndërkohë virozat janë sëmundje ngjitëse, ka pak temperaturë, ka një gjendje jo të mirë që nuk janë shfaqje të alergjisë dhe zakonisht virozat për 5-7 ditë kalojnë, mbyllen, situata quhet e shëruar.”, tha Mësonjësi.

Më të rrezikuarit nga alergjitë e pranverës janë fëmijët, por nuk përjashtohen as personat e grupmoshave të tjera.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë