Subscribe

Lufta e Policisë së Shtetit për asgjësimin e lëndëve narkotike është shtrire në të gjithë vendin. Nga frika e dekonspirimit te të drejtuesve lokal të policisë në kultivimin e parcelave me kanabis, në Memaliaj kane shkuar prokurore nga Tirana e drejtues të lartë të SHKB-se. Sipas policisë, vetëm në Memaliaj u asgjësua mëngjesi e kësaj të enjteje rreth 32 mijë rrënjë kanabis, ndërsa lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur “Marglliç” e Kalivaç. Gjithashtu ditën e sotme aksioni u shtri edhe në Shkodër, Gjirokastër, Kukës Tropojë, Lezhë dhe Dibër ku u asgjësuan në total rreth 55 mije bimë narkotike. Afërsisht 15 mijë rrënje u asgjësuan në Shkodër të cilat ishin kultivuar në zonën e Pultit. Policia po zhvillon hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve si dhe kultivuesve të këtyre bimëve. Sakaq në Kukës dhe Tropojë u asgjësuan 3100 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë, në Lezhë e Dibër u asgjësuan me djegie në vend rreth 2200 rrënjë. Lënda narkotike ishte mbjellë në Kurbin, në vendin e quajtur Malbardh në një terren tepër të thyer malor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *