E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përgjaken rrugët nga aksidentet

4 aksidente dy prej te cilëve me këmbësore ndodhen këtë te premte në Tiranë, ndërkohë që tre persona mbetën të plagosur. Ngjarjet nisën që në orët e para të mëngjesit, ku Shpejtësia për pak sa nuk i mori jetën një drejtuesi makine, i cili u përplas me disa automjete të parkuara. Aksidenti ndodhi në rrugën “Mine Peza” kur automjeti doli nga kontrolli dhe u përplas me 6 makina të parkuara anë rrugës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk mbeti asnjë person i plagosur, ndërkohë që drejtuesi i tij rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit mbi masën e lejuar. Vetëm pas disa orësh një tjetër aksident ndodhi në Tiranë, ku një automjet goditi një këmbësor. Ngjarja ndodhi në afërsi të zonës së njohur si Brryli ku makina tip smart e drejtuar nga një vajzë 19-vjeçare përplasi një të moshuar, i cili ecte mbi vijat e bardha. 67-vjecari Fahri Spahiu sapo kishte bërë pazarin kur u godit nga makina. Ai u dërgua në spital ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër aksident u regjistrua në autostradën Durrës – Tiranë nga përplasja e dy automjeteve njëri prej tyre u përmbys. Përplasja ndodhi në afërsi të Maminasit, por fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk do të kalonte shumë dhe sërish në një tjetër aksident dy persona mbetën të plagosur. Një automjet përplasi dy të moshuar në afërsi të ish-restorant Durrësit. Dy të moshuarit po kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur u goditën nga makina. Ata u transportuan menjëherë në spital, ndërkohë që në gjendje të rënduar paraqitet gruaja. Ndërkohë edhe në Korçë është shënuar një aksident, nga i cili rrezikojnë jetën katër persona. Ka qenë një mjet tip zetor, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe tre femra, të cilat po udhëtonin me të. Ata po lëviznin drejt fshatit Zëmblak ku edhe jetonin. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.

 

 

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë