Mbi 4600 metra katrorë ndërtim pa leje, i janë dorëzuar shtetit.

 

Këtë e bëri të ditur kryeministri rama, i cili tha se ky është vetëm akti i parë që pasuri të tilla kalojnë për interes publik.

 

“Ja ku është edhe akti  i parë i dorëzimit! 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale. E ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik  të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror. Prandaj, kush merret me mua e me ne duke na treguar si ata që fshihen pas kullave e pas pallateve, le ta shohë mirë të vërtetën ose le të vazhdojë të lehë, por unë i siguroj të gjithë ata që duan një Shqipëri të drejtë e që duan një Shqipëri ku ligji të jetë njësoj për të gjithë e të mos ketë të fortë para ligjit, se nuk do t’i tradhtoj kurrë!”, tha Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *