Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se zgjidhja për të zhbërë krizën e korrupsionit në vend është vetting në politikë.

 

Në një postim në “Facebook”, kryedemokrati shprehet se duhet medoemos që politika të pastrohet nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin.

 

“Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *