Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit...

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të...

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen 2 “skifterët”...

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar nga gjykata...

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në kilometrin e...

Sherr mes të rinjve në një lavazh në Fier,...

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH tregon si...

Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i i Vlorës...

Tritol në një binzes në Tiranë, panik tek banorët...

Shtetet e Bashkuara drejt zgjedhjeve për në Kongres

31 Tetor 21:00

Ka mbetur vetëm një javë deri në zgjedhjet për Kongresin në Shtetet e Bashkuara. Ato do të përcaktojnë nëse demokratët ruajnë shumicën ose nëse republikanët marrin drejtimin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi, disa çështje të brendshme — përfshirë të drejtën për abort — janë në mendjen e shumë votuesve.

 

Votimi i hershëm është duke u zhvilluar në shumicën e Shteteve të Bashkuara përpara zgjedhjeve të tetë nëntorit. Javën e kaluar, presidenti Joe Biden dhe mbesa e tij Natalie votuan në shtetin Delaware.

 

 

Shumica e shteteve konsiderohen të sigurta për kandidatët në pushtet, duke lënë vetëm një pjesë të vogël shtetesh, për të përcaktuar balancën e pushtetit në Uashington. Xhorxhia është në mesin e atyre shteteve…ku Senatori demokrat Raphael Warnock është në një garë të ngushtë me ish-yllin e futbollit Herschel Walker. Ashtu si në shumë gara këtë vit, e drejta për abort, mbetet shqetësim i madh.

 

 

“Ju e dini, unë jam i krishterë. Besoj në jetë. Dhe u them njerëzve këtë: Xhorxhia është një shtet që respekton jetën dhe unë do të jem një senator që mbron jetën”, thotë kandidati republikan Herschel Walker.

 

 

Dy gra kanë akuzuar kandidatin Walker se ka paguar për to për të kryer procedurën. Senatori Warnock thotë se qeveria nuk ka nevojë të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes.

 

“Dhoma e pacientit është shumë e vogël për një grua, mjekun e saj dhe qeverinë amerikane. Ne jemi dëshmitarë të asaj që ndodh kur politikanët – shumica e tyre burra – marrin vendime për pacientët”, thotë senatori Warnock.

 

Demokratët kanë frikë se po e humbasin Xhorxhian, pasi një mikrofon i hapur kapi së fundmi udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer, duke i thënë Presidentit Biden se partia e tyre rrezikon të humbasë në këtë shtet. Udhëheqësit republikanë thonë se kanë gjasa të mira për të fituar.

 

“Mendoj se demokratët do të kuptojnë më tetë nëntor se inflacioni i lartë, krimi i lartë dhe kufijtë e hapur nuk janë ato që dëshiron publiku amerikan. Shpresoj se republikanët do të miratojnë një legjislacion të mirë dhe Joe Biden do ta nënshkruajë atë”, thotë senatori republikan Rick Scott.

 

Demokratët thonë se e drejta për abort, të cilën Partia Republikane e kundërshton gjerësisht në një sërë rrethanash, do t’i shtyjë votuesit në qendrat e votimit dhe do të ndihmojë në mbajtjen e partisë së tyre në pushtet.

 

“Aborti është një çështje vërtetë e madhe dhe ka të bëjë me liritë tona themelore – kush e merr vendimin? Një grua dhe mjeku i saj, apo politikanë në Uashington?” thotë kandidatja demokrate për në Senat, Cheri Beasley.

 

Historikisht, partia e një presidenti në detyrë humbet dhjetëra vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një pjesë të vogël në Senat… mjaftueshëm për të ndryshuar balancën e pushtetit në Uashington nëse kjo prirje vazhdon./voa

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Kongres SHBA

Nga e njëjta kategori

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të arrestuar, u zbardhën 14 ngjarje kriminale! U sekuestruan armë dhe granata

më shumë...

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

më shumë...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH tregon si do vijojë puna për segmentet e tjera

më shumë...

Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit 5 javor, kurorëzohen fituesit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:43

Himara mbushet me vizitorë, çelet sezoni turistik,...

2:02

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi...

1:50

Policia bën bilancin e muajit prill: 571...

1:32

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

1:18

Ekspozitë për historinë e shtypit, studiuesi Niko...

1:09

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen...

12:59

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar...

12:46

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në...

12:20

Sherr mes të rinjve në një lavazh...

12:07

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

11:57

Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga...

11:54

Maturantët testojnë njohuritë, nxënësit zhvillojnë provime me...

11:48

Kanceri i zorrës së trashë më i...

11:32

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH...

11:27

Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit...

11:05

Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i...

10:50

Tritol në një binzes në Tiranë, panik...

10:31

Me pistoletë lodër, maskë dhe euro e...

10:24

I dënuar për kultivim të bimëve narkotike,...

10:16

Ivi Kaso takim urgjen në PD e...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet: 27 ko...
  • Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.