E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtete të BE njohin Guaidon si president

Udhëheqësi opozitar i Venezuelës, Juan Guaido, i cili është shpallur president i përkohshëm i vendit, është njohur këtë të hënë nga disa vende të BE-së, si Britania, Spanja, Franca, Suedia dhe Danimarka.

 

Vendet evropiane kërkojnë që Venezuela të mbajë zgjedhje presidenciale sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i dhënë fund krizave të saj politike dhe humanitare.

 

Reklamë

Ndërkohë që sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, shkruante në Tëitter se: “Nicolas Maduro nuk thirri zgjedhje presidenciale brenda afatit prej 8 ditësh që kishim vendosur, prandaj Mbretëria e Bashkuar së bashku me aleatët evropianë tani njeh zotin Guaido si president kushtetues të përkohshëm deri sa të mbahen zgjedhje të besueshme. Le të shpresojmë se kjo do të na sjellë më afër fundit të krizës humanitare”.

 

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të hënën në Madrid se qeveria e tij po punon për kthimin e demokracisë së plotë në Venezuelë”

 

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dimitri Peskov i kritikoi deklaratat e vendeve evropiane si “përpjekje për të legjitimuar pushtetin e uzurpuar” dhe “ndërhyrjen në punët e brendshme të Venezuelës”.

 

Nicolas Maduro tha dje se nuk pranon ultimatume nga askush. Ai gjithashtu i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump që të mos e mbështesë udhëheqësin e opozitës Juan Guaido.

Vazhdo të lexosh

Reklamë