E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Shtëpitë e barit”/ Paralajmërimi i Nanos: Kushdo që shpërdoron detyrën do përballet me ligjin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka ngritur shqetësimin e “shtëpive të barit”, ku ka kërkuar nga punonjësit e OSHEE që të bashkëpunojnë me efektivët për të evidentuar rastet.

 

Reklamë

Ai paralajmëroi se kushdo që do të shpërdorojë detyrën do të përballet me ligjin.

 

“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llampa, dhe OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës. Forca goditëse e policisë ndaj kësaj veprimtarie kriminale, do të sjellë ulje e kriminalitetit por edhe ndryshimi i perceptimit të partnerëve tanë ndërkombëtar. Nga të gjithë institucionet, policia e shtetit e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër  kanabisit. Vjet humbëm një efektiv policie, i cili u vra në krye të detyrës”, tha Nano.

 

Për situatën kriminale në vend, Nano u shpreh se situata nuk ka dalë jashtë kontrollit.

Më shumë video

Reklamë