Kronikë
Shtëpia në Krujë e mbushur me armë dhe tritol, kapet 62 vjeçari

Policia e Krujës arrestoi në flagrancë një shtetas I cili kryente veprimtari kriminale pasi posedonte armë dhe lëndë plasëse.
Në pranga ra shtetasi Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë.
Reklamë
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë Krujë , policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:
- një armë zjarri automatik;
- një armë zjarri pushkë;
- një kallëp lënde plasëse (tritol);
- 390 fishekë model 56 , 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;
- 5 krehera.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




