Kreu i qeverisë shqiptare, mikpritësi i Samitit të VI të Komunitetit Politik Evropain në Tiranë, Edi Rama në përfundim të sesionit të parë të këtij samiti u foli liderëve të BE-së për një nga virtytet më të çmuara të kombit tonë, mikpritjen.
Ai shtoi me humor se, ndryshe nga shprehja e njohur se “dreka nuk është kurrë falas”, në Shqipëri miqtë janë gjithmonë të mirëpritur dhe të respektuar, në çdo rrethanë.
Rama: Na Kanun ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, kjo fjali është shumë e thellë, është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj. Ata erdhën si miq dhe shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre. Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miqtë e kemi shumë të rëndëisshme t’u japim ushqim shumë të mirë. Pavarësisht se thuhet dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta. Sa herë të vini në Shqipëri, në çfarëdolloj cilësie do të jeni gjithmonë të mirëpritur./vizionplus.tv





