Subscribe

Një ditë pas vrasjes së 71-vjeçarit Lefter Zhidru, prokuroria po heton veprimtarinë e personit që terrorizoi qytetin e Elbasanit.

Vëmendja kryesore e hetuesve është përqendruar në zbulimin e origjinës se të paktën tre pakove me eksploziv si dhe armës që mbante i moshuari.

Ndonëse tashmë gjithçka ka rënë në qetësi, banorët vazhdojnë të jenë të terrorizuar.

Në gjithë pallatin ku jetonte 71-vjeçari janë gjurmët e plumbave si pasojë e të shtënave të vazhdueshme.

E njëjta pamje është dhe brenda banesës ku u ngujua për rreth pesë orë Lefter Zhidru.

Muret dhe orenditë shtëpiake  janë të shkatërruara nga plumbat. Vendi i ngjan një sheshi beteje që tregon shkëmbimin e zjarrit me forcat Renea.

Lefter Zhidru u vra rreth orës 18 pasditen e të enjtes nga forcat speciale. Pavarësisht negociatave të vazhdueshme, ai refuzoi thirrjen e uniformave blu për t’u dorëzuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *