E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Shtëpia” e librit akademik

Libri Akademik tanimë do të ketë një godinë, jo vetëm për t’u ekspozuar, por edhe për t’u lexuar e blerë nga të interesuarit. Kjo është godina e re që u përurua sot, si ndërtesa që shpëtoi më shumë se 600 tituj të dilnin nga magazinat e Akademisë së Shkencave për t’iu prezantuar publikut. Me një sallë për veprat më të reja që do t’i shtohen Akademisë së Shkencave, me sallën e akademikëve që do të promovojnë botimet e tyre dhe me sallën e magazinimit, kjo godinë do të shërbejë si një bibliotekë e librari njëkohësisht. Që nga viti1972, kur Akademia e Shkencave u themelua, shënohen 10 deri 20 botime në vit, të cilat së bashku me fjalorët dhe revistat prej kësaj fundjave do të jenë të disponueshme për këdo.

 

 

Më shumë video

Reklamë