Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

“Investimi s’do ndalet për sa kohë jam unë këtu”,...

Rama mbështet SPAK për hetimin e “Zvërnecit”: Investitorët kanë...

Rama konferencë me Antonio Costa: Kemi dakordësi 100% në...

Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, 13 viktima dhe mbi...

Begaj pret Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria synon mbylljen...

Arratiset nga burgu i Kordhialos 48-vjeçari shqiptar, policia greke...

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi...

“Je çmendur plotësisht”, përplasje e ashpër mes Trump dhe...

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë...

Tragjedi në SHBA, 52-vjeçari vret gjashtë anëtarë të familjes,...

Shtëpia e Ismail Kadaresë në Tiranë kthehet në muze

3 Maj 13:53

Apartamenti ku punoi dhe jetoi njeriu i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare shumë shpejt do të hapet si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin.

 

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni ka restauruar të gjithë apartamentin për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh në Rrugën e Dibrës.Me vendimin e sotëm në Këhsillin Bahskiak i hapet rruga kthimit të vendit ku Kadare shkroi disa nga kryeveprat e tij, në muze.

 

“I shërben përveç tërheqjes së sa më shumë turistëve dhe zgjatjes  së qëndrimit të tyre. Ismalili është produkti më i njohur “Made in Albania”. Krijohet një stacion tjetër në Tiranë jo vetëm Sheshi, liqeni, pazairi I ri, kalaja, galeria, tani shtohet edhe Shtëpia Kadare dhe më vjen shumë mirë që disa ditë më pas do kemi mundësi që dhe ta hapim”.

 

Muzeu do të prezantojë për publikun vendës e të huaj një pjesë të historisë dhe kulturës materiale dhe shpirtërore të periudhës totalitare përmes pasqyrimit të mënyrës së jetesës së shkrimtarit. Brenda apartamentit ekspozimi ndahet në mënyrë të qartë midis studios me dokumente origjinale, objekte, libra dhe mobilie dhe pjesës tjetër të banesës, ku merren njohuri për veprën e shkrimtarit dhe përfshihet këndi i leximit dhe ai SAL (suvenire, art dhe libra).

 

Me hapjen e një destinacioni me interes letrar e kulturor në krah të sheshit “Skënderbej”, bashkia synon të tërheqë tregun ndërkombëtar turistik, krijon një vlerë të shtuar për kryeqytetin, rrit numrin e turistëve si dhe edukon të rinjtë me veprat letrare të autorit me famë ndërkombëtare.

 

Pjesë e projektit të bashkisë është edhe shtëpia e Dritëro Agollit, që gjendet një kat më lart në ndërtesën e famshme të para viteve ’90, të njohur edhe si “pallati me kube” dhe që mbart një histori më vete.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Ismail Kadare Muze shtepi

Nga e njëjta kategori

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar promovon identitetin gastronomik të Shqipërisë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...

Përgatitjet për provimet e maturës, maturantët në ankth. Psikologët: Nxënësit të menaxhojnë emocionet

më shumë...

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri, hotelet e bujtinat rrisin çmimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

1:48

Si të zgjidhni një pjepër: 3 truke...

1:12

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

1:10

“Investimi s’do ndalet për sa kohë jam...

1:02

Rama mbështet SPAK për hetimin e “Zvërnecit”:...

12:53

Grabitet me armë një bankë e nivelit...

12:49

“Zgjerimi i BE-së domosdoshmëri”, Antonio Costa në...

12:42

Rama konferencë me Antonio Costa: Kemi dakordësi...

12:32

Pse duhet të konsumojmë sa më shumë...

12:29

Sorgini përjashtohet nga Ferma, televotimi shtyhet për...

12:20

Miss Shqipëria drejt finales, turi i vajzave...

12:00

“Vizitor” i pazakontë në Fier, tremben qytetarët

11:55

Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, 13 viktima...

11:48

Begaj pret Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria...

11:19

SPAK dhe Ministria e Drejtësisë: Duhet qasje...

10:53

Arratiset nga burgu i Kordhialos 48-vjeçari shqiptar,...

10:48

21 kandidatë në garë për drejtimin e...

10:30

Aksidenti fatal në Lushnjë, policia jep detajet:...

10:24

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në...

10:03

“Je çmendur plotësisht”, përplasje e ashpër mes...

9:43

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.