Subscribe

Per dy jave pazari i Korçës do te jete edhe “Shtëpia e Bernarda Albes”. Drama me te njëjtin titull, e autorit spanjoll Frederik Garsia LORKA, vjen  ndryshe per artdashësit korçare. Regjisori Qëndrim Rijani i nxitur dhe nga Zv/kryeministri Niko Peleshi, vendosi qe dramën ta shfaqe ne “Hanin e Elbasanit” ne pazarin e ri, duke iu përshtatur me se miri pjesës. Aktorja Zamira Kita ne rolin kryesor te Bernarda Albes, ka vlerësuar zgjedhjen e regjisorit. Pavarësisht eksperiencës se gjate ne teatër dhe roleve te shumte ne skene, Bernarda Alba ka qene nje emocion ndryshe per aktoren korçare. Drama “ Shtëpia e Bernalda Albes” do te sheqet per 14 dite me radhe nga Hani i Pazarit te Korçës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *