Subscribe

Pronari i shtëpisë së barit në Kropisht të Selenicës, Dritan Koçiraj do të qëndrojë në burg pa afat. 45 vjeçari, i cili u arrestua në kuadër të operacionit, “Outdoors”, rezultoi posedues i dhomave të mbushura me kanabis sativa.

 

 

Po ashtu në masën e sigurisë “arrest në burg”, do të jetë edhe Ledjon Zahaj autori i plagosjes së Dëfrim Pashajt, i cili po punonte afër vilës në Vlorë ku lindën dyshimet për një shtëpi bari. Zahaj 38 vjeç, plagosi 40 vjeçarin Pashaj me armë e më pas u fsheh në vilë, ku policia hyri për ta arrestuar, por zbuloi gjithashtu sasinë e drogës.

 

Ndërsa, katër elektricistët e arrestuar pas zbulimit të shtëpive që po përdoreshin për kultivim të bimëve narkotike në Vlorë dhe Selenicë, do të qëndrojnë në “arrest në shtëpie”.

 

 

Niko Dhimaj dhe Florjan Çaushaj banues në fshatin Kropisht si edhe Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi i shpëtuan burgut, pasi togat e zeza të Vlorës e argumentuan përfshirjen e tyre si jo direkte në aktivitetin kriminal. Ndaj tyre rëndon akuza e mosraportimit të parregullsive në faturën e konsumimit të energjisë elektrike.

 

 

Ledjon Zahaj, personi kyç i operacionit të zbulimit të shtëpive të përshtatura për të kultivuar hashash, është kunati Lorenc Xhaferrit, i shpallur në kërkim si pronari i vilës 3 katëshe ku kultivohej droge. Në katin e parë dhe të dytë të objektit është zbuluar kanabisi, ndërsa janë sekuestruar 534 bimë narkotike të mbjella në vazo si dhe 11 kilogramë kanabis. Nga ky operacion i shtrirë edhe në fshatin Kropishtë në Selenicë u zbulua shtëpia tjetër e barit. Pronarit që gjatë kësaj të diele, gjykata i vendosi arrest në burg, iu shpall në kërkim vëllai i tij, 55-vjeçari Përparim Koçiraj.

 

 

Në total u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *