Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Shtëpia e Bardhë zbulon aspekte të reja nga plani i paqes për Lindjen e Mesme

3 Korrik 22:30

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me presidentin palestinez Mahmud Abbas, për planin e ri të paqes për Lindjen e Mesme, mirëpo plani mund t’u kërkojë refugjatëve palestinezë, të qëndrojnë aty ku janë, dhe të mos kthehen në tokat që tani i përkasin Izraelit.

“Dera jonë është gjithmonë e hapur ndaj udhëheqjes palestineze”, tha Kushner.

“Abbas e dëshiron paqen, por disa njerëz rreth tij nuk janë rehat me mënyrën se si e kemi adresuar këtë çështje, dhe reagimi i tyre natyror është të sulmojnë dhe të thonë gjëra të çmendura, që nuk janë konstruktive”, u tha Kushner, gazetarëve.

Komentet e tij mbi refugjatët palestinezë ka të ngjarë të ngrenë shqetësime mes palestinezëve, raporton Reuters.

Çështja e refugjatëve palestinezë, ka qenë për dekada, tema më e mprehtë e diplomacisë, negociatave dhe planeve të paqes për Lindjen e Mesme.

Izraeli e ka përjashtuar prej kohësh ndonjë zhvendosje të tillë, pasi e vlerëson si destabilizuese, duke argumentuar se refugjatët duhet të qëndrojnë aty ku janë, ose në një shtet të ardhshëm palestinez. Por, perspektivat e një shteti të tillë që do të lindte në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës, janë nën dyshim.

I pyetur nga një gazetar libanez, nëse Shtetet e Bashkuara shpresonin që vendet arabe që strehonin refugjatë palestinezë, do t’i pranonin ato përgjithmonë në këmbim të financimit, Kushner nuk pranoi të përgjigjet drejtpërdrejtë, duke thënë se çështja do të trajtohej më vonë.

Por, ai sugjeroi një krahasim mes hebrenjve të zhvendosur nga vendet e Lindjes së Mesme në vitin 1948, shumë prej të cilëve i mori më pas Izraeli.

Në një konferencë në Bahrein javën e kaluar, Kushner zbuloi një planin ekonomik prej 50 miliardë dollarësh për territoret palestineze, Jordanin, Egjiptin dhe Libanin.

Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abass, duke komentuar mbajtjen e konferencën, në të cilën nuk morën pjesë palestinezët, tha se zgjidhja politike është më e rëndësishme.

“Paraja është e rëndësishme. Ekonomia është e rëndësishme, por zgjidhja politike është më e rëndësishme”, pati deklaruar Abass.

Më vonë, gjatë këtij viti, Jared Kushner, do të paraqesë një plan prej 50 deri 60 faqesh, që do të ofrojë propozime për zgjidhjen e çështjeve të nxehta politike midis Izrealit dhe palestinezëve.

Kushner ka punuar për dy vite në këtë plan, të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur “marrëveshje të shekullit”./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Lindje e Mesme Paqe Plan SHBA

Nga e njëjta kategori

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj arrijnë 2.71 metra gjatësi

më shumë...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në Ceuta me parashutë

më shumë...

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.