Subscribe

Shtëpia e Bardhë ka zbardhur takimin  e 4 shtatorit mes Kosovës e Serbisë në zyrën ovale të presidentit amerikan Donald Trump.

Në deklaratë zyrtare, marrëveshja ekonomike e arritur mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, cilësohet si një tjetër “nënshkrim i madh i Trump, ndër ato që ai ka arritur për të sjellë paqen në botë.

 

Shtëpia e Bardhë citon presidentin Trump që më 4 shtator u shpreh se “dy vendet arritën një përparim të madh, diçka që askush nuk mendonte se do të ishte e mundur.”

 


SHTEPIA E BARDHE

 

“Një marrëveshje tjetër e madhe! Presidenti Trump bëri Serbinë dhe Kosovën së bashku!

Presidenti Trump  u takua me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku liderët njoftuan një angazhim historik për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të madh, diçka që askush nuk mendonte se do të ishte e mundur“

 

Në deklaratën zyrtare, thuhet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë pason disa javë pas përparimit të arritur në ndërmjetësimin e një tjetër marrëveshjeje mes Emirateve të Bashkuara Arave dhe Izraelit.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë theksohet se “në Zyrën Ovale, Hoti e Vuçiç e falënderuan atë dhe ekipin e tij për angazhimin në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, e se Trump  synon të vizitojë të dy vendet.

 


DONALD TRUMP

 “Unë pres të shoh Serbinë dhe Kosovën të avancojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon. Duke vijuar përpara – unë pres që të shkoj në të dy vendet një ditë në një të ardhme jo shumë të largët”


Në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova e Serbia pranuan të avancojnë bashkëpunimin ekonomik, si një qasje e re e administratës së Trump për të zgjidhur çështjet mes dy vendeve.

Ndërkohë në Bruksel palët kanë do të vijojnë diskutimet për çështjet e mbetura pezull, atë të personave të zhdukur e të pagjetur, asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, si dhe ekonominë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *