Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunëve

29 Qershor 09:04

Shtëpia e Bardhë është duke planifikuar që të shpërndajë mijëra vaksina për linë e majmunëve brenda Shteteve të Bashkuara, në kuadër të fushatës për të ndalur shpërthimin e këtij virusi.

 

Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar për të rritur numrin e testimeve dhe kanë zgjeruar grupin e njerëzve që këshillohen të vaksinohen.Virusi, i identifikuar fillimisht vetëm në Afrikë, është përhapur në SHBA dhe Evropë me shpejtësi të habitshme. Deri më tani në SHBA janë regjistruar 306 raste edhe asnjë vdekje.

 

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i vërtetë i të infektuarve mund të jetë më i lartë. Në gjithë botën janë regjistruar mbi 4,700 raste në 49 shtete. Në udhëzimin e fundit, Qeveria amerikane i bën thirrje për vaksinim secilit që beson se është ekspozuar ndaj lisë së majmunëve.

 

Në mesin e atyre që udhëzohen për imunizim janë burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burrat, apo që kanë pasur lidhje të afërta në ndenja, nëpër qytetet ku ka pasur raste të konfirmuara me këtë virus.

 

Shumica e rasteve të identifikuara në SHBA deri më tani kanë qenë në mesin e burrave që kanë pasur marrëdhënie seksuale me burrat, mirëpo zyrtarët kanë theksuar se secili njeri mund të infektohet. Departamenti për Shëndet do të nisë shpërndarjen e 56,000 dozave të vaksinës – që merret me dy doza ndaras – Jynneos e cila është prodhuar nga kompania daneze, Bavarian Nordic, kanë thënë zyrtarët.

 

Megjithatë, SHBA-ja ka vetëm 64,000 doza të kësaj vaksine dhe planifikon të sigurojë edhe më shumë. Zyrtarët kanë thënë se planifikojnë t’i bëjnë të qasshme mbi 1 milion doza përgjatë verë dhe vjeshtës.

 

Jynneos është vaksinë e miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe dhe mund të ndalë infeksionin pasi një person të jetë ekspozuar ndaj virusit. Lia e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve, mirëpo mund të bartet përmes kontaktit me lëkurën, nga rrobat apo peshqirët.

Infektimi mund të kalojë pas 14-21 ditësh.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Lija e majmuneve Plan Shtëpia e Bardhe Vaksinim

Nga e njëjta kategori

Shkodër/ Dy persona i hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren, policia në kërkim të autorëve , e reja në spital

më shumë...

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i gatshëm për marrëveshje edhe pa dakordësi për programin bërthamor

më shumë...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari, pronarja: Unë u bëra sytë e tij

më shumë...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:47

Shkodër/ Dy persona i hyjnë në banesë...

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.