E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Nuk duam luftë me Houthis”, Shtëpia e Bardhë: Ndaloni sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq

Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë të angazhohen në luftë me rebelët Houthi të Jemenit, siguroi sonte Shtëpia e Bardhë.

“Nuk duam ta zgjerojmë. Houthi -t kanë një zgjedhje për të bërë dhe ata kanë ende kohë për të marrë vendimin e duhur, që është të ndalojnë këto sulme të rrezikshme ndaj anijeve në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby gjatë një konference me gazetarët.

Reklamë

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se sulmet amerikane shkatërruan raketat balistike që rebelët po përgatiteshin t’i lëshonin sot.

Sulmet e rebelëve të mbështetur nga Irani në anijet tregtare ndikojnë në tregtinë ndërkombëtare dhe kanë alarmuar fuqitë e mëdha./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë