Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga sulmet izraele ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban

“Ne e kuptojmë se Izraeli po kryen operacione të synuara pranë Linjës Blu për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut që mund të përdoret për të kërcënuar civilët izraelitë. Ndërsa këto operacione janë duke u zhvilluar, është kritike që siguria e paqeruajtësve të OKB, misioni UNIFIL, të mos kërcënohet”, tha zëdhënësi, shkruajnë mediet e huaja.

Deklarata e IDF-së

Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj hapën zjarr pranë shtabit të përgjithshëm të UNIFIL në Libanin jugor, duke pretenduar se më parë u kishte kërkuar paqeruajtësve të OKB-së që të qëndronin “në zona të mbrojtura”.

“Forcat e ushtrisë po vepronin në zonën e Nakura-s, pranë një baze UNIFIL. Ushtarët më pas urdhëruan forcat e OKB-së të pranishme në atë zonë që të qëndronin në zonat e mbrojtura dhe më pas hapën zjarr,” tha ushtria në një deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *