Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

Shtëpia e Bardhë me strategji për të luftuar islamofobinë

1 Nëntor 10:08

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po përgatitet të njoftojë për zhvillimin e një strategjie kombëtare për të luftuar islamofobinë, thanë zyrtarët që kanë njohuri me çështjen, teksa administrata po përballet me skepticizëm nga shumë në komunitetin mysliman në SHBA për mbështetjen që i ka ofruar sulmit ushtarak të Izraelit ndaj Hamasit në Gazë.

 

Paraprakisht ishte paraparë që Shtëpia e Bardhë të njoftonte për këtë strategji javën e kaluar, kur Biden u takua me liderët myslimanë, por njoftimi u shty, thanë tre persona për AP-në. Dy prej burimeve thanë se njoftimi u shty për shkak të shqetësimeve të komunitetit mysliman amerikan se administrata ka mungesë të besueshmërisë për këtë çështje, duke pasur parasysh mbështetjen që i ka dhënë ushtrisë së Izraelit, që po sulmon militantët e Hamasit dhe që nga luftimet janë vrarë mijëra civilë në Gazë.

 

Për muaj të tërë është paralajmëruar strategjia kundër islamofobisë pasi administrata amerikane në maj publikoi strategjinë kombëtare për të luftuar antisemitizmin dhe sugjeroi se do të krijonte strategji edhe për të luftuar urrejtjen ndaj myslimanëve. Strategjia pritet të marrë kohë disa muaj që të formalizohet, ashtu siç ka ndodhur edhe me strategjinë për antisemitizëm.

 

Incidentet kundër hebrenjve dhe kundër myslimanëve janë rritur në SHBA, por edhe në vende të tjera, që nga sulmet e Hamasit ndaj qyteteve jugore të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë mbi 1.400 persona dhe qindra të tjerë u morën pengje. Pas sulmeve të befasishme të militantëve palestinezë, Izraeli është kundërpërgjigjur duke u zotuar se do të përdorë forcën për të “shkatërruar” Hamasin.

 

Një prej sulmeve në SHBA kundër myslimanëve ishte vrasja e 6-vjeçarit, Wadea Al-Fayoume, dhe plagosja e nënës së tij. Prokurorët amerikanë thanë se ky sulm u nxit nga islamofobia.

 

“Ky akt i tmerrshëm i urrejtjes në ka vend në Amerikë dhe është në kundërshtim me vlerat tona thelbësore: lirisë për të mos pasur frikë se si lutemi, në çfarë besojmë dhe kush jemi”, ka thënë Biden pas këtij sulmi.

 

Në mesin e komunitetit mysliman në SHBA ka pasur pajtim për nevojën e një strategjie për të luftuar islamofobinë, thanë personat që kanë njohuri për këtë çështje, të cilët shtuan se lufta Izrael-Hamas e ka bërë edhe më të ndërlikuar njoftimin për këtë strategji. Një burim tha se administrata Biden dëshiron që t’i mbajë të ndara këto dy çështje, por grupet myslimane amerikane i shohin ato të lidhura.

 

Gjatë takimit javën e kaluar me një grup të vogël klerikësh fetarë, zyrtarët e administratës Biden sugjeruan se po punohet për strategjinë kundër islambofobisë. Megjithatë, komuniteti mysliman ka kërkuar që presidenca amerikane të jetë më agresive për të dënuar krimet që shënjestrojnë myslimanët dhe arabo-amerikanët.

 

Grupet e myslimanëve në SHBA janë zemëruar me deklaratën e Bidenit, i cili tha se nuk ka “besim” në shifrat e viktimave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë pasi kjo ministri udhëhiqet nga grupi militant Hamas./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
hamas islamofobia Izrael Shtëpia e Bardhe

Nga e njëjta kategori

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por sulmet mund të rifillojnë nëse dështon diplomacia!

më shumë...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

më shumë...

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA në Toronto

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.