E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kosova

Shtëpia e Bardhë: Koha për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të gjata dhe të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

“Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje”, shkroi Bolton në Twitter, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë.

 

Reklamë

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ndihmojnë të dyja palët të arrijnë këtë qëllim historik”, shtoi ai.

 

 

 

Thaçi po ashtu shprehu optimizëm pas takimit, duke e falënderuar Boltonin për, siç tha, “mbështetjen e plotë që Kosova ka hasur në këtë administratë”.

 

“U pajtuam se ekziston një shans historik në dialog (midis Kosovës dhe Serbisë) i cili nuk duhet të humbet nga dy shtetet. Kjo i mundëson Kosovës anëtarësimin në NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, shkroi Thaçi në Twitter.

Vazhdo të lexosh

Reklamë