Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë komentet e bëra  nga ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mosmbrojtje të aleatëve të NATO-s nga një sulm potencial nga ana e Rusisë, dhe i ka përshkruar ato si “të tmerrshme

Gjate  nje tubimi ne Carolinen e Jugut Trump   ka thënë se do të “inkurajonte” Rusinë që të sulmonte çdo anëtar të NATO-s, që dështon të paguajë faturat  si pjesë e aleancës . Ai ka rikujtuar nje bisede me nje  nga udheheqesit e vendeve te  Natos. Trump nuk përmendi emra, por tha se ky person ishte udhëheqës i një vendi të madh, i cili i kishte folur per nje situate hipotetike sulmi nga Rusia.

Ish presidenti tha se ky udhëheqës pyeti nëse SHBA do të shkonte për ta ndihmuar vendin e tij nëse ndodhte ky skenar.

“Unë i thashë: Nuk ke paguar? Je shkelës? Jo nuk do të të mbroj ty, në fakt do të inkurajoj ata që të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguash”

Pas deklarateve te Donald Trump  edhe reagimi I Zëdhënësit te Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates.

“Inkurajimi i pushtimit të aleatëve të ngushtë te SHBA nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane dhe stabilitetin global”.

Trump është kandidati kryesor mes republikanëve për zgjedhjet presidenciale. Prej kohësh në fakt ai e ka kritikuar NATO-n dhe e shikon si një barrë financiare shtesë për SHBA-në për të garantuar mbrojtjen e vendeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *