E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtëpia e Bardhë: Duhet më shumë kohë për marrëveshjen e kufirit

Zëdhënësi, i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley ka deklaruar se duhet më shumë kohë për marrëveshjen e kufirit. Ndër të tjera ai ka theksuar se procesi i një marrëveshjeje dypartiake për çështjen e sigurisë së kufirit kërkon më shumë kohë.

 

Ndër të tjera Gidley është shprehur se është e vështirë të thuhet se çfarë do të jetë apo nuk do të jetë e pranueshme para se zyrtarët të shqyrtojnë hollësitë e propozimit.

 

Reklamë

Ndërkohë pritet që demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara, të arrijnë marrëveshjen në parim mbi sigurinë në kufi, e cila do të financojë Qeverinë amerikane dhe do të shmangë një mbyllje tjetër të saj.

 

Ndërsa zëdhënësi Gidley, ka thënë se Shtëpia e Bardhë dëshiron të përqëndrohet në atë që vërtetë shkruhet në dokument dhe jo në atë se çfarë planifikohet të shkruhet.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë