Subscribe

Një shtëpi të re. Kjo ishte kërkesa qe familja Zhupani nga Shijaku e cila jetonte në kushte të mjerueshme i bëri kryeministrit Rama më shumë se një muaj më parë.

 

Tashmë Hysni Zhupani dhe bashkëshortja e tij kanë një shtëpi të re. Pamjet e saj janë shpërndare nga vete kryeministri.

 

Fëmijët e familjes, të cilët edhe pse jetonin në kushte të mjerueshme ishin me rezultate shumë të mira në shkollë, kanë sot kushtet e duhura për të mësuar.

 

Kryeministri Rama së bashku me ministren e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale janë rikthyer në këtë familje, ku Rama ka mbajtur edhe një tjetër premtim të bërë kryefamiljarit, rikthimin e kollares që i kishte marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *