E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet në Fier 30-vjeçari

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, është arrestuar në Fier.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Cities”,  në pranga ka rënë shtetasi E.P

Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

 

Reklamë

Shtetasi E. P. akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.

Po kryhen procedurat për ekstradimin e 30-vjeçarit në Spanjë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë