E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Shtëpi bari” në Dimal, 5 persona në pranga

Policia ka zbuluar 80 bimë kanabisi në 315 kubik në Dimal. Bimët narkotike ishin kultivuar në një banesë, e cila ishte përshtatur për prodhimin e lëndës narkotike.

 

Si pasojë policia ka vënë në pranga pronarin e banesës dhe 2 vëllezër, të cilët akuzohen si autorë të kultivimit të bimës narkotike.

 

Reklamë

Njëri prej vëllezërve rezultonte i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se më herët ka kultivuar bimë narkotike në një ambjent të mbyllur në zonën e Lushnjes.

 

Gjithashtu janë vënë në pranga, përgjegjësi dhe faturisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Më shumë video

Reklamë