Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu isnpektuan këtë të martë një nga spitalet në QSUT, i cili pati dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë verifikimit të dëmeve, Manastirliu I tha kryeministrit Edi Rama se kemi disa siptale të dëmtuara rëndë.

 

Rama u shpreh se qeveria po punon për të bërë marrëveshje me një kompani të madhe turke që do të ndihmojë në ndërtimin e godinave të prishura.

 

“Po bëjmë një negociim me një kompani të madhe turke të certefikuar që punon në Amerikë për një supermarrëveshje për shtëpitë antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit dhe i thashë të na japin disa oferta për qendra shëndetësore sepse janë me një kosto më të ulët dhe janë super, dhe mund të bëjnë më shumë”, tha Rama

 

Kryeministri Rama vizitoi edhe një familjen Vladi në njesinë 7 në kryeqytet, shtëpia e të cilëve u rreënua nga tërmeti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *