Aktorja mjaft e njohur turke Hazal Kaya, e njohur nder te tjera per publikun shqiptar me serialin “Historia Jonë”, per rolin e Filizit, i cili transmetohet çdo pasdite ora 17:00 në Vizion Plus ka ndarë me admiruesit e saj një lajm të madh që e mbush me lumturi dhe e ndihmon të hedh pas kraheve momentet e ndërlikuara që i është dashur të përballet në interpretimin e roleve të saj. Aktorja bukuroshe dhe bashkëshorti i saj, aktori, këngëtari dhe regjisori turk Ali Alatay, në fillim të vitit te ardhshem do të mirëpresin fëmijën e tyre të dytë, shkruan ndër të tjera gazeta Hürriyet. Një lajm me të cilin çifti i jep kështu fund thashethemeve për nje krisje në marredhënien e tyre, duke bërë të qartë se lidhja mes tyre është më e forte se kurrë.

Pas 9 vitesh bashkë, çifti shijon lajmin e lumtur me djalin e tyre Fikret Ali dhe disa miq teksa po kalojnë disa ditë pushime në Bozburun, një qytet i vogël bregdetar në Marmaris, në jugperëndim të Turqisë. Protagonistja e “Historia Jone” është shprehur gjithmonë sesa shume e adhuron faktin e te qenit nënë, ndaj me siguri ndihet e lumtur edhe në këto momente emocionuese.

Hazal, 31 vjeç dhe Ali, 46 vjeç, nisen historinë e tyre të dashurisë në vitin 2013, në të njëjtin vit që aktori dhe regjisori i dha fund martesës së tij me Ebru Cansız. Çifti u martua në një ceremoni të bukur më 6 shkurt 2019, pas gjashtë vitesh lidhje dhe vetëm dy muaj më vonë ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Fikreti, i quajtur me dashuri Fiko, erdhi në jetë më 18 nëntor të po atij viti. Hazal ka rrëfyer në një program televiziv marredhenien me partnerin e saj: “Çdo ditë dashuria ime për të merr një dimension tjetër”. Një deklaratë publike që ajo nuk e dinte se si do te pritej nga bashkeshorti pasi “Ali ndihet shumë në siklet kur flas me dikë për dashurinë time për të, por edhe një herë e dua shumë”, ka shpjeguar më pas ajo.

Që kur ata thanë ‘po’ ka pasur thashetheme të shumta për besnikerine ne çift. Vetëm pak muaj më parë shtypi turk bëri jehonë një tradhetie të mundshme të Atay ndaj bashkëshortes së tij, megjithëse më në fund gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemit.

Aktorja ka folur hapur per jeten e saj private gjate një interviste për numrin korrik-gusht të versionit turk të revistës ELLE në një bisedë shumë intime, në të cilën ka treguar detaje për mënyrën e të qenit. . “Më pëlqen t’i ndaj hapur ndjenjat dhe mendimet e mia. Preferoj t’i ndërtoj të gjitha marrëdhëniet e mia mbi transparencën. Vetëm kështu gjej paqen”, ka rrëfyer ajo duke bërë të qartë se cilat janë shtyllat themelore nga të cilat ndërton marrëdhëniet e saj personale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *