E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Shtatore për dëshmorët e UÇK

Vendosjen e shtatores së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Drenas të Kosovës,presidenti Hashim Thaçi e konsideroi një ditë e veçantë për kombin shqiptar. Duke përmendur kontributin e tyre ne luftën kundër pushtimit serb kreu i shtetit risolli në vëmendje edhe bisedimet qe po zhvillohen me Beogradin.

 

Hashim Thaçi: “Sot po ndodhin ndryshime pozitive, Kosova mbështet fuqishëm referendumin në Maqedoni kam pas fatin të presë në zyre edhe përfaqësues të luginës së Preshevës në këtë manifestim, do i mbështes fuqishëm në kërkesën e tyre për bashkimin e luginës me Kosovën. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë ndarje apo krijim të Republikës Serbska në Kosovë”.

 

Reklamë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta perverse vlerësoi kontributin e heronjve foli edhe për sfidat e Kosovës.

 

Ilir Meta: “Kosova ka mjaft sfida, liberalizimi i vizave etj që do të ndodhë shumë shpejt. Vlera e këtyre dy monumenteve nuk është në nderim vetëm të Femhmiut dhe Xhevë,por e Seçilit që do të kalojë para këtyre monumenteve, jo vetëm të përkulen me nderim port ë kujtojnë se lira dhe pavarësia nuk janë të dhëna përgjithmonë,. Besoj se mesazhi që ata kanë lënë pas me sakrificën e tyre me sublime do të na bashkojë çdo ditë për të mirën e Kosovës Shqipërisë …..”

 

Fehmi Lladrovcit dhe bashkëshortja e tij Xhevë ishin pjesëmarrës në disa beteja te ushtrisë çlirimtare te Kosovës deri sa u vranë ne 22 shtator te vitit 1998.

Më shumë video

Reklamë