Subscribe

Rreth orës 15:00 të ditës së premte në rrugën që lidh Burrelin me Lisin, janë përplasur dy automjete, një furgon pasagjerësh me një automjet tjetër, duke shkaktuar të 7 të plagosur, 2 femra e 5 meshkuj. Të plagosurit janë shtruar në spitalin e Burrelit, por sipas bluzave të bardha njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Policia e Matit menjëherë shkoi në vendngjarje per te zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit qe shkaktoi shtate te plagosur. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se shkak i përplasjes se mjeteve është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe lëvizja me shpejtësi përtej normave të lejuara. Kujtojmë se në fund të korrikut, nisur nga situata e regjistrimit të një numri të madh të aksidenteve rrugore, është shkarkuar nga detyra kreu i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *