E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtatë protestues të mitur në gjyq, akuzohen se goditën me molotovë forcat e policisë gjatë tubimit të opozitës

Shtatë të mitur që u arrestuan nga policia e Tiranës gjatë protestës së Partisë Demoktratike njihen sot me masat e sigurisë nga Gjykata Penale.

Në total të  martën janë arrestuar 21 persona, por për 14 të tjerët masa do të jepet të shtunën.

Reklamë

Ata akuzohen për gjashtë vepra penale: Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “ Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

Nga protesta e fundit e opozitës, u lënduan nga molotovë 19 policë në krye të dëtyrës, një qytetar si dhe deputeti demokrat, Bledion Nallbati.

Partia Demokratike ka ashpërsuar tubimet e fundit, teksa kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, numrit dy të tij, të vënë nën akuzë, Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tendera dhe formimin e një qeveri teknike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë