Subscribe

Shtatë piktorë shqiptarë dhe rumunë, sollën punimet e tyre artistike të krijuara ndër vite në ekspozitën Pikëtakime Artistike të çelur në qytetin e pogradecit. Artistet kane prezantuar punimet e tyre  me teknika te ndryshme brenda së njëjtës ekspozitë.  Piktoret rumune kane rrefyer pershtypjet e tyre per shqiperine.

 

Kur kam qenë për herë të parë në Pogradec dikush më pyeti se çfarë i dallon artistët rumunë nga ata shqiptarë, i kam thënë ajo që na dallon ajo edhe na bashkon sepse ndryshimet në realitetin që na rrethon na krijojnë mundësinë e njohjes, do të ishte shumë monotone nëse do të ishte ndryshe. Pjesë e kësaj ekspozite nuk janë vetëm punimet e mia por edhe të dy artistëve që fatkeqësisht nuk jetojnë më Ion Murariu dhe Aurel Akasandrei, punime të cilat bëjënë pjesë në koleksionin e qytetarëve pogradecarë pasi ne i kemi dhuruar këto piktura për fondin e galerisë shumë vite më parë.

 

Ekspozita e piktoreve shqiptare e rumune do të qëndrojë për disa ditë e hapur në galerinë e artit në Pogradecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *