Gazetari Basir Çollaku tha se opozita ka përballë një ekip kriminal.
I ftuar në studion e Quo Vadis nën drejtimin e Pranvera Borakajt, gazetari ka akuzuar mazhorancën për lidhje me krimin e organizuar, duke përmendur emra konkretë të deputetëve dhe kryetarëve të bashkive që janë në burg ose nën hetim.
Çollaku: Vetëm në Durrës, tre deputetë i ke në burg për arsye kriminale, Rahman Rraja, Lefter Koka, Jurgis Cyrbja dhe kanë marrë nga 30 mijë vota. Burimi i votës nga vjen? Në Elbasan, Taulant Balla, i lidhur me bandat e Elbasanit, ishte më i votuar se Edi Rama në gjithë Shqipërinë. Dhe po hetojnë Belind Këlliçin për shkollimin. Kanë 6 vjet që hetojnë Erion Veliajn dhe këta nuk e çojnë dot në qeli, kanë frikë. Vijmë tek shtabet elektorale, nga vijnë votat? Pse është në shumicë Edi Rama? Edhe kandidatët e PD-së janë në dallim ekstrem me mazhorancën, sepse i kanë ikur njerëzit nëpër burgje. Ke 30 kryetarë bashkie që kanë peshë dhe janë në hetim, të pandehur, në qeli. SPAK kandidon në zgjedhje në krah të mazhorancës. Pse? Përgjimet për Elbasanin dhe Shkodrën janë bërë publike që në 2020. Revanshi dhe Metamorfoza. Të akuzuarit dhe të pandehurit kanë kaluar para zgjedhjeve pa i parë askush. Dosjet kanë qenë në SPAK. Ke shtab elektoral në Dubai, çunat e Holandës, çunat e Londrës, janë lojtarë të trafikimit të kokainës. Shqiptarët duhet të jenë të gjithë opozitarë. Mos ia kërkoni përgjegjësinë PD-së. Opozita ka përballë një ekip kriminal. Rama është në listën e Cyrbjas sipas dosjes. Po zgjedhje janë këto? /vizionplus.tv