E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shqyrtohet raporti vjetor i AMA-s

Autoriteti i Mediave Audiovizive, ende nuk ka nje date se kur përfundon procesi i dixhitalizimit, i cili duhej te ishte mbyllur ne qershorin e vitit te kaluar. Gjate prezantimit te punës qe AMA ka bere ne vitin 2015, kryetari Gentian Sala, ka deklaruar se i vetmi afat kohor qe ai mund te deklaroje per këtë proces është fillimi.
Sipas Sales, dixhitalizimi pritet te nise ne prill nga Televizioni Publik. Ndërsa ne lidhje me licencimin e rrjeteve numerike nëpërmjet procedurës se Beaty Contest, kryetari i AMA-s Sala, ka sqaruar se ende nuk ka nje date se kur do te rihapet pas dështimit te ndarjes se frekuencave pak jave me pare.

Më shumë video

Reklamë