Mjeku i grek, George Neos, i cili u qëllua me armë zjarri nga ish-partnerja e tij shqiptare, Klodiana Çelo, ka dalë nga spitali ku kurohej.

 

Sipas mediave, violinistja shqiptare dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe fëmija. Bëhet me dije se 68-vjeçari kishte krijuar një familje të re me një grua angleze si dhe me vajzën që kishte me shqiptaren.

 

Krimi ishte i menduar, pasi Klodiana iu afrua burrit kur ai kishte dalë nga shtëpia për të pritur fëmijën nga shkolla dhe pasi debatuan ashpër, ajo nxori armën dhe e qëlloi disa herë në bark.

 

Sipas fqinjëve, ajo e shqetësonte mjekun prej kohësh, dhe kjo për arsye të fëmijës dhe çështjet e kujdestarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *