Subscribe

Florina Kaja është një emër i njohur për mediat Amerikane.Me origjinë nga Dibra, Florina Kaja ka qenë pjesë e një reality show shumë të njohur në SHBA, teksa është komentuar për sjelljet e saj provokuese. E ftuar në emisionin Vizioni i pasdites, Florina ka pranuar se është biseksuale, ndonëse vite më parë ka qenë e martuar me një djalë shqiptar dhe kanë një fëmijë bashkë.

“Unë rri shumë lart për njerëzit që janë biseksualë, është ndryshe pak.Nuk e konceptojnë shqiptarët, njerëzit si mua,unë jam rritur në Amerikë, këtu janë gjërat shumë ndryshe e kemi mendjen më të hapur. Unë nuk e shoh njeriun a është vajzë a është djalë, unë i shoh njeriut çfarë ka në zemër.Unë u martova me një djalë shqiptar sepse ashtu më erdhi në zemër, mendova më mirë dhe ta bëja fëmijën me të. Por unë nuk bëj gjykime me njerëzit, njerëzit duhet të jenë të lirshëm dhe ne nuk jemi Zoti”,  deklaroi Florina.

Gjithashtu ajo rrëfeu edhe historinë e jetës së saj, ku sipas saj, të afërmit kanë qenë të lidhur me mafian shqiptare, si pasojë kanë humbur edhe jetën.

“Kur ishim ne në Dibër në Shqipëri, babi bënte shumë por nuk e di konkretisht çfarë, por vëllai i babait tim është vrarë nga njerëzit me mafian. Kjo nuk është një gjë e lumtur që e kanë vrarë xhaxhin dhe babin por kjo është e vërteta. Kur kam qenë në show në Amerikë ata e kanë parë historinë time dhe më kanë thënë nëse e tregoj. Unë kam pranuar sepse shumë shqiptarë janë me mafian ashtu e kemi historinë ne”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *