Autoritetet italiane kanë arrestuar 19-vjeçaren Bleona Tafallarin nga Kosova për terrorizëm ndërkombëtar. Prangosja e vajzës u krye në orët e para të mëngjesit gjatë bastisjes, që policia i bëri banesës se saj në Milano.

 

Gjykatësi i hetimeve paraprake bëri të ditur se janë gjetur mijëra fotografi dhe video në telefonin e 19-vjeçares, të cilat përfshijnë pamje nga ekzekutimet e grupit militant “Shteti Islamik”, përfshirë dhe sulmet kamikaze.

 

Por ajo çfarë ka shkaktuar dyshime është se janë gjetur edhe video të një burri që hodhi veten në erë në Aeroportin e Kabulit me 26 gusht dhe shkaktoi vdekjen e 183 personave. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi militant Shteti Islamik Khorasan.

 

E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, e reja ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërsa raportohet se ishte në kontakt të vazhdueshëm me persona të frymëzuar nga xhihadistët.

 

Hetimi filloi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me ish-bashkëshortin e vajzës, Kujtim Fejzullahu, i cili mori pjesë në një sulm terrorist në Vjenë vitin e kaluar dhe u ekzekutua nga oficerët e policisë austriake.

 

21-vjeçari, me origjinë nga Tetova ne Maqedoninë e Veriut ishte një ndër autorët e sulmit që la pas katër të vrarë e 17 të plagosur në Vjenë, më 2 nëntor të 2020.

 

Fejzullahu ishte dënuar më parë me 22 muaj burgim, pasi ishte në mesin e 90 ekstremistëve islamikë, që kishin tentuar të shkonin në Siri, por ishte penguar nga autoritetet austriake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *