Një shtetas shqiptar është qëlluar me armë zjarri dhe është lënë në derën e spitalit në Valencia të Spanjës.

33 vjecari, emri i të cilit, nuk është bërë I ditur u gjet nga punonjësit e spitalit afër derës dhe I plagosur rëndë me armë zjarri.

Ngjarja është regjistruar ditën e mërkurë pasdite në Hospital La Fe de Valencia.

Pavarësisht e urgjencës e morën dhe e futen direct në sallën e operacionit,, emigrant shqiptar nuk ka mundur të jetojë, raporton Vizion Plus.

Cështja tani është marrë në dorë nga policia kombëtare spanjolle.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të spitalit për të kuptuar se cilat persona e kanë sjell, shqiptarin në derën e urgjencës por edhe makina me të cilën është transportuar.

Po kështu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bulevardit që të sjell në Spitalin e Valencias “La Fe”.

Dyshimet e para lidhen me konflikte ne fushen e trafikut te droges.

 

Burimi: lasprovincias.es

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *