E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqiptaria me sytë nga Kosova, kundër Azerbajxhanit për Vokrrin dhe historinë

Djemte e Kosovës janë një histori  suksesi ne kete Ligë Kombëesh. Një histori që do të tregohej me shumë entuaziazem dhe dashuri sidomos nëse skuadra përfaqësuese e drejtuar nga Bernard Chalandes do të siguronte vendin e parë në grup në duelin direkt që ka me azerbajxhanin këtë të martë.

 

Dardarnët megjithatë treguan në transfertën e fundit kundër Maltës se rritja e tyre është ë frikshme dhe një garanci pëer të ardhmen.

 

Reklamë

Fitorja tmerrsisht e lehte 5 me 0 me gola e spektakel i ka bërë shumë eurofike lojtarë e tifoze ndërsa trajneri Chalandes ka qënë ndër të paktët që ka nxitur të ule me këmbë në tokë grupin e lojtarëve. Sipas tij cdo gjë do të hidhej në ere nëse nuk vlerësohet si duhet Azerbajxhani.

 

Natyrisht Kosova është superfavarte jo vetëm për formen që ka treguar e për faktin që në 2018 nuk njeh rezultate negative por edhe sepse luan në shtëpi dhe  ka në dispozicion dy nga 3 rezultate për tu ngjitur nje kategori më lartë e për të luajtur ne play off me më të mirat e ligës D.

 

Ansambli i drejtuar nga trajneri zviceran është deri tani në Ligën e Kombeve, një makineri thuajse perfekte për një përfaqësuese e cila në fund të fundit është e re dhe mund të kënaqet edhe me suksese të tilla ndaj rivaleve që në rang listën e Uefa-s janë goxha poshte në koeficent.

 

Për për tu rritur duhet të shijosh sukseset dhe Kosova këtë po ne bën më së miri. E ardhmja duket e ndritur po të shohesh moshën mesatare dhe organiken plot talent sidomos në mesfushë e sulm me emra si Valon Berisha, Rashica. Zhegrova, Avdijaj. Kololli, Shala, Zeneli etj.

 

 

Këtë të martë e gjithë shqiptaria me sytë nga stadiumi Fadil Vokrri për të bërë historine…

 

E nëse dikush meriton ti dedikohet suksesi i mundshëm, ai do të ishte pikërish legjenda e futbollit kosovar që kushedi cfarë do të kishte dhënë në këmbim të shijimit të një ndeshje të tillë nëse nuk do të ishte ndare nga jeta para kohe….

Vazhdo të lexosh

Reklamë