Kronikë
Shqiptari vret me armë kunatin në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në një familje shqiptare në Itali, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Romë, ku një shqiptar është vrarë në zonën e Nettunos, në bregdetin jugor të Romës.
Reklamë
Ndër të tjera bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy kunetërve, ku një prej tyre mbeti i vrarë me armë zjarri.
Kanë qenë fqinjët ata që pasi dëgjuan të shtënat kanë lajmëruar policinë. Viktima është një 45 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Ndërsa autoritetet italiane kanë arrestuar, kunatin e viktimës, i cili rezulton të jetë një 50-vjeçar me leje qëndrimi në Itali.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




