E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqiptari vret bashkatdhetarin në Gjermani

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, sipas policisë gjermane, pas një debati në zonën e Eisenbahnstrasse.

39-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.

Në kuadër të hetimeve policore ditën e djeshme u bë arrestimi i 52-vjeçarit, pasi dyshohet se është autor i vrasjes.

Hetimet e policisë dhe prokurorisë publike për rrjedhën e krimit janë duke vazhduar. Policia i ka kërkuar dëshmitarëve apo personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen të kontaktojnë në numrat e telefonit që kanë vënë në dispozicion./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë