Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua këtë të martë në mbrëmje, ku një shqiptar nga Kosova i identifikuar si Bujar Fandaj, 41-vjeç vrau me thikë një italiane.

Mes autorit dhe viktimës kishte një lidhje intime, e cila përfundoi verën e këtij viti, ndërsa shqiptari dukej se nuk e pranonte dot realitetin, duke vijuar përndjekjet ndaj Ballan.

Lexo edhe :

Related Posts

Kolegët e kësaj të fundit thonë se viktima, e cila punonte në një market, ishte e frikësuar kohët e fundit dhe në tetor kishte bërë edhe një kallëzim penal.

Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e Vanessa për Corriere della Sera.

Ata shtojnë më  tej se 47-vjeçari shkonte shpesh në marketin ku punonte viktima, duke bërë blerje të vogla.

Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka për të marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë”, tha mes të tjerash kolegu i saj.

Një tjetër kolege e 26-vjeçares, Tatiana, dërgon një mesazh në emër të të gjithëve të cituar nga gazeta “Il Messaggero”, ku thekson:  “Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes. Do të flasim me kompaninë sepse ne duam të bëjmë diçka për të kujtuar Vanessën”.

Tatiana konfirmon se Bujarin e ka parë shpesh të kalonte në supermarket, teksa e përshkruan si njeri të qetë në pamje të parë, ndonëse mes tyre nuk ka pasur asnjë komunikim.

Tashmë pamjet nga kamerat e lokalit po shqyrtohen nga hetuesit. Ato do të përdoren për të vërtetuar nëse burri ka larë ndonjë gjurmë të krimit. Sipas autoriteteve, autori e ka qëlluar 7 herë me thikë gruan, që kanë rezultuar fatale për të. Viktima kishte një fëmijë dhe ishte në pritje të ëmbël për fëmijën e dytë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *