Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peloponez, Greqi, ku një shqiptar ka dhunuar fizikisht e seksualisht ish-gruan e tij greke.

 

Mediat greke bëjnë me dije se burri shqiptar prej disa orësh qëndronte në makinë jashtë derës së ish-gruas 28-vjeçare dhe kur ish-partnerja ka dalë nga shtëpia, ai e ka marrë me forcë dhe e ka futur në makinë.

 

Mediat shkruajnë se ai e ka dhunuar ish-gruan me grushta në kokë, e ka dërguar në një zonë të braktisur, e ka detyruar të zhvishet duke e kërcënuar me jetë, dhe ka tentuar ta djegë me çakmak duke i ndezur flokët.

 

 

Më pas ai e ka çuar në shtëpinë e prindërve të tij në Korinth, ku edhe e përdhunoi.

 

 

28-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici, ndërsa autoritet janë vënë në kërkim të shtetasit shqiptare, identiteti i te cilit nuk eshte bere publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *