E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Bota

Shqiptari sulmohet dhe grabitet në qendër të Firences, dërgohet me urgjencë në spital

 

Një shqiptar është sulmuar mbrëmjen e djeshme në qendër të Firences, Itali.

 

Sipas medieve italiane ai është rrahur dhe më pas grabitur nga një person ende i paidentifikuar.

Reklamë

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në via Guelfa. Shqiptari 37-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital.

 

Ka qenë një kalimtar i rastit ai i cili ka parë ngjarjen dhe ka njoftuar menjëherë polciinë.

 

Sipas asaj që është rikonstruktuar, 37-vjeçarit i është afruar një i panjohur, e ka goditur me grusht dhe më pas i ka vjedhur 600 euro. Autori është larguar me vrap nëpër rrugët e  qendrës historike.

 

Pamjet nga sistemi i mbikëqyrjes po shqyrtohen nga hetuesit për të identifikuar sulmuesin./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë