E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shqiptari që u ekzekutua në Greqi pjesë e një grupi kriminal, si autorët planifikuan vrasjen. Qëlluan nga makina që kishin vjedhur

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë këtë të diel. Një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas një atentati të ndodhur jashtë një lokali.

Viktima, një 47-vjeçar i identifikuar si Irakli Davella nuk ishte një emër i panjohur për autoritet greke, pasi ishte pjesë e një grupi kriminal në Greqi. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër, Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë.

Reklamë

Mediet greke shkruajnë se autorët kishin planifikuar gjithë ngjarjen në detaje. Ata kishin vjedhur makinën dhe qëlluan shqiptarët nga brenda automjetit.

Kush është Irakli Davella?

Reklamë

Viktima Davella me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi. Irakli Davella në vitin 2018, sipas medieve greke i kanë vrarë në një atentat shokun, i cili quhej si një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis.  Ai rezulton të ketë qenë miku i 2 personazheve të tjerë gjithashtu të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Së bashku me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë. Ndërkohë, shqiptari i plagosur Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai qëndronte mes Dubait dhe Greqisë.

Si autorët planifikuan vrasjen

Autorët kanë qëlluar nga brenda një makine, të cilën e kishin vjedhur mëngjesin e ditës së sotme (15 dhjetor). Mediet greke shkruajnë se makina është vjedhur herët në mëngjes nga Patisia me autorët që kanë organizuar çdo detaj përpara sulmit të tyre. Shënjestër ishte biznesmeni shqiptar.

Pamje nga atentati:

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë