E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shqiptari punonte si shofer në Amazon, u kap duke “shpërndarë” drogë me vlerë 160 mijë paund

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi kishte fshehur drogë me vlerën 160 mijë paund në makinën e punës.

Shqiptari punonte si shofer transporti në kompaninë Amazon, ku brenda makinës oficerët gjetën pakot e kanabisit, të mbushura me vakum. Në njërën nga çantat, hetuesit gjetën 13 pako, e cila peshonte 16 kg

Reklamë

Pas arrestimit të tij më 29 janar të këtij viti, prokurori tha se Mustafaj ishte intervistuar dhe tha se priste të paguhej 1000 £ për dërgimin e drogës.

44-vjeçari shqiptar pranoi se kishte drogë në makinën e punës, me qëllim trafikimin e saj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë