E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shqiptari plagos me thikë 17-vjeçarin në Greqi

Një 39-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një 17 vjeçar të komunitetit rom në Argostoli të Greqisë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (8 mars).

Mediat greke shkruajnë se nuk janë ende të qarta arsyet pse ndodhi plagosja.

Për fat të mirë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 39-vjeçari shqiptar është në paraburgim.

Policia bën me dije ndër të tjera se pas kontrollit të të dhënave të 39-vjeçarit, rezultoi se ai qëndronte ilegalisht në shtetin fqinj.

Reklamë

Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë