E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shqiptari kapet me dy valixhe me drogë në aeroportin e Republikës Domenikane

Një 29-vjeçar është kapur në aeroportin Ndërkombëtar të SHBA-së, teksa po udhëtonte për në Madrid të Spanjës.

Dy valixhet e të riut ishin të mbushura me pako kokaine.

Reklamë

Agjentët  po verifikonin dhjetëra bagazhe në zonën e nisjes së terminalit, kur përmes njërës prej aparateve me rreze X u zbuluan pamje të dyshimta brenda dy valixheve.

Sipas medieve të huaja, pasi i hapën çantën, në valixhen e parë i gjetën disa veshje dhe një çantë shpine, brenda të cilës ndodheshin 19 pako, ndërsa në bagazhin e dytë është konfiskuar edhe një çantë shpine me 21 blloqe, për gjithsej 40 pako, të mbështjella me qese plastike dhe letër alumini.

29-vjeçar u dorëzua në juridiksionin e Përhershëm të Kujdesit të provincës Santo Domingo, për qëllimet përkatëse.

Shqiptarit iu sekuestrua edhe një çantë e vogël gri që përmbante tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind (36,100.00 RD$) pesos domenikane dhe një telefon celular.

40 pakot u dërguan nën ruajtje në Institutin Kombëtar të Shkencave Ligjore (INACIF) për të përcaktuar llojin dhe peshën e saktë të substancës. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë