E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqiptari kapet me 800 mijë sterlina në Angli (EMRI)

Shqiptari Elisian Belishaku po përballet me autoritetet angleze për shkak të 800 mijë sterlinave që ju gjetën. Ai u arrestua në maj të këtij viti nga policia. Belishaku drejtonte një makinë pa siguracion dhe patentë kur u arrestua në Angli.

 

Reklamë

Brenda mjetit efektivët gjetën 15 mijë sterlina, por shqiptari nuk dha asnjë shpjegim për to. Policët nuk e lanë me kaq. Ata gjetën shtëpinë e Belishakut, ushtruan një kontroll dhe gjetën edhe çelësat e një makine tjetër që ishte e parkuar në një parkim nëntokësor.

 

Brenda saj u gjetën 800 mijë sterlina të vendosura në kuti këpucësh dhe çanta shpine. Elisian Belishaku doli para gjykatës në nëntor dhe pranoi akuzat për mbajtje të të ardhurave nga aktiviteti kriminal dhe pastrim parash.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë